Shpallen 18 zonat ku do të ndërtohet pas tërmetit, Ahmetaj: Në 6 shkurt nis puna

schedule17:00 - 31 Janar, 2020

schedule 17:00 - 31 Janar, 2020

Kryeqyteti do të ketë 9 zona ku  do të ndërtohet për banorët e mbetur të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj në një deklaratë për mediat tha se janë gjithsej 18 zona ku do të ndërtohen banesa që do të kenë standarte bashkëkohore por edhe antisizmike.

Të nderuar qytetarë që jetoni në vështirësi nga tërmeti. nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkel e shko, por mbi bazën e procedurave, legjit duke zbatuar kriteret dhe standartet bashkohore dhe antisizmike. Bëhet fjalë për një proces të plotë dhe gjithpërfshirës, që përfshin hartimin e masterplaneve, planeve të detyruara vendore dhe modelin e banesave individuale,” ka thënë Ahmetaj.

Sipas Ahmetaj modelet që do të zbatohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit  në zonat për rindërtim do të jenë gati  në datën 6 shkurt.

“Në datën 6 shkurt do të kemi modelet të cilat njësitë zbatuese që është Fondi Shqiptar i Zbatimit dhe Bashkia e Tiranës menjëherë, menjëherë pas datës gjashtë do të fillojë një proces i hapur ligjor zbatimi, që nga prokurimi deri tek vendosja e shtëpisë në qendrat e reja rurale ose aty ku ndodhen sot shtëpitë”, është shprehur ndër të tjera ministri për Rindërtim.

Ministri për Rindërtimin u bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë sa më parë për të përfituar nga program strehimit. Në të zonat e prekura janë hapur gjithsej 75 zyra me 135 punonjës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!