Ish-kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi, është një ndër futbollistët më të suksesshëm në futbollin shqiptar. Me një karrierë të pasur dhe shumë-vjecare, ish-mbrojtësi tashmë ka kryer licencën e trajnerit dhe synon që të në të ardhmen, të bëhet trajner i një ekipi shqiptar.
Sezonin e shkuar, Hallaçi u largua pas shumë vitesh nga Kukësi, për të vazhduar karrierën e tij si trajner te Internacional U-19. 36 vjeçari ka postuar sot në Instagram formacionin e tij ideal, aty ku nuk ka vend as Lionel Messi, e as Cristiano Ronaldo.
Hallaçi zgjedh skemën 3-5-2, me Buffon në portë. Baressi, Maldini dhe Beckenbauer në qendër të mbrojtjes, ndërsa Cafu dhe Roberto Carlos në krahët e prapavijës. Mesfusha është magjike, me Pirlon, Zidane dhe Iniesta, ndërsa dy sulmuesit janë Ronaldo Fenomeni dhe George Weah.
Formacioni ideal i Hallaçit: Buffon, Maldini, Beckenbauer, Baressi, Cafu, Roberto Carlos, Pirlo, Zidane, Iniesta, Weah, Ronaldo (Fenomeni)/abcnews.al