Mesfushori më i ri i Manchester United, Bruno Fernandes, ka thënë fjalët e para si “Djall i Kuq”, duke thënë se një nga arsyet kryesore pse zgjodhi United, është pikërisht Cristiano Ronaldo. Fantazisti ishte lojtari më i përfolur këtë merkato deri ditën e djeshme, ku u zyrtarizua si lojtar i United.
Pas transferimit të tij në “Old Trafford”, Fernandes ka folur për faqen zyrtare të klubit, ku mes të tjerash tha: “Dashuria ime për Manchester United filloi padiskutim kur Cristiano u transferua këtu në vitin 2003. E kam ndjekur shpesh United ndër vite dhe jam shumë i lumtur që më fund jam këtu”.
Bruno Fernandes bëri sezone të shkëlqyera me Sporting Lisbonës dhe pas Cristiano Ronaldos dhe Luis Nanit, bëhet portugezi i tretë që transferohet nga Sporting Lisbona, te Manchester United./abcnews.al