Jo vetëm Islam Slimani për sulmin e Interit. Zikaltrit po tentojnë një goditje të fundit në sulm dhe algjeriani i Monacos, kartonin e të cilit e zotëron Leicester City, nuk është opsioni i vetëm.
Sky Sport raporton se klubi italian po mendon të rikthejë një “veteran” në San Siro. Goran Pandev është dëshira e Interit. Maqedonasi është pjesë e Genoas dhe sivjet ka shënuar 5 gola në kampionat.
36-vjeçarit i përfundon kontrata me Genoan në fund të sezonit dhe Interi po tenton të arrijë një akord me klubin ligur. Pandev është një emër i njohur për tifozët, pasi ishte pjesë e ekipit në vitin e paharrueshëm 2010, aty ku zikaltrit fituan tripletën nën udhëheqjen e Jose Mourinhos. /abcnews.al