“Turpi më i madh në histori, delenxhinj që nuk bëjnë as për ligën e dytë”

schedule16:59 - 29 Janar, 2020

schedule 16:59 - 29 Janar, 2020

Shpërthim i gjithanshëm. Humbja e sotme e Partizanit në Lezhë, me rezultatin 3-0, ka bërë që tifozët të mos kursehen me kritika në rrjetet sociale. Ato janë nga më të ndryshme dhe nuk mundojnë as ofendimet. Të gjithë janë në shënjestër, drejtuesit, lojtarët dhe stafi teknik.

Nuk mungojnë kritikat dhe akuzat edhe nga ish-lojtarë të të kuqve. Edmond Dosti, i cili e ka ndjekur ndeshjen nga Austria, e konsideron këtë humbje ndaj Besëlidhjes si turpi më i madh në histori. Ai ka disa fjalë edhe për lojtarët e tifozët, të cilët i fton ta bojkotojnë këtë ekip.

“Turp, turp, turp. Të gjithë personave përgjegjës u bëj thirrje që të reflektojnë dhe të mos ta çojnë Partizanin drejt greminës. Duke parë që situata nuk po ndryshon, ku në vend të progresit ka vetëm regres, është mirë që këta persona, lojtarë, nëse kanë burrëri, të japin dorëheqjen dhe vendin t’ua lënë kompetentëve dhe atyre që e duan Partizanin si ekip legjendar dhe jo burim biznesi.

 

Foto nga ndeshja e sotme, Besëlidhja-Partizani

E kam shprehur prej kohësh përse ky sezon ka dështuar që në start për Partizanin, për vetë politikën dhe drejtuesit që u zgjodhën. Por sot në Lezhe ndodhi turpi më i madh i historisë së Partizanit. Disa lojtare janë delenxhinj, janë vetëm përfitues monetar tek Partizani dhe s’kanë respekt për fanellën. Shumë lojtarë nuk janë as për në Ligën e Dytë.

Nuk di çfarë me thënë më shumë, pasi kjo ndeshje më ka bërë me dhimbje koke. Po më bëjnë që të mos i shikoj më, pasi vetëm sa lodh sytë. Mendoj se edhe tifozët duhet t’i bojkotojnë këto paraqitje si kjo e sotmja, që i vuri pikën. Të mos shkojnë në stadium, pasi ata lojtarë nuk e meritojnë t’i mbështetim. Përjetë me ty Partizon, deri ne vdekje! Partizoni është i yni, i të gjithë tifozëve, që nuk e kanë lënë për as edhe një moment vetëm!”, shkruan Dosti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!