Kupa e Shqipërisë është rikthyer sot dhe po luhen shtatë takime. Janë zhbllokuar disa prej ndeshjeve dhe bien në sy fakti që Partizani dhe Tirana janë duke humbur, madje të kuqtë e kanë pësuar tre herë nga Besëlidhja në 45 minutat e para. Fillimisht ishte Ded Bushi ai që hapi ndeshjen.
LEXO EDHE: “Rama ik” shqetëson delegatin, Besëlidhja bën për një lek Partizanin (VIDEO)
Futbollisti kurbinas me një goditje diagonale mposhti portierin Livio Malaj,kurse 13 minuta më pas realizoi edhe serbi Jovanovic. Një minutë para fundit të pjesës së parë realizoi edhe Patrik Fetaj, i cili nuk festoi pasi ka qenë pjesë e moshave të Partizanit.
Për t’u rikthyer te Tirana, bardheblutë e kanë parë veten në disavantash pas 10 minutash lojë me Kastriotin, kur sulmuesi Spartak Ajazi gjeti rrugën e rrjetës. Skuadra e drejtuar nga Emanuel Egbo nuk ia doli të barazonte në 45 minuta e para.
Në Shkodër ka ndodhur e papritura dhe Vllaznia ka pësuar dy herë, edhe pse shënoi e para me Zogajn. Nebihu dhe Ribaj shtangën kuqeblutë dhe pjesa e parë u mbyll 1-2 për Flamurtarin. Kukësi është në epërsi me Lushnjën, falë një goli të mbrojtësit Edis Maliki. Skënderbeu me Besën i falet Essien, kurse Apolonia-Luftëtari nuk është zhbllokuar ende. /abcnews.al
KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË
E mërkurë, më 29 janar, ora 14:00
GRUPI A
Besëlidhja-Partizani 3-0
Shënues: Bushi 13′, Jovanovic 26′, Fetaj 44′
Erzeni-Teuta 0-0
Vllaznia-Flamurtari 1-2
Shënues: Zogaj 2’/Nebihu 8′, Ribaj 17′
Kastrioti-Tirana 1-0
Shënues: Ajazi 10′
GRUPI B
Lushnja-Kukësi 0-1
Shënues: Maliki 19′
Besa-Skënderbeu 0-1
Shënues: Essien 35′
Apolonia-Luftëtari 0-0