“Venecia” pranon kërkesën e Metës lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese

schedule11:03 - 29 Janar, 2020

schedule 11:03 - 29 Janar, 2020

Komisioni i Venecias ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e Metës për opinion lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese

Burime për ABC News njoftojnë se shqyrtimi do të bëhet në muajin mars. Po gjatë muajit mars do të shqyrtohet edhe kërkesa për opinion nga Kuvendi lidhur me emërimet në Gjykatën kushtetuese.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar Komisionit të Venecias  rreth 1 javë më parë “Për dhënien e një opinioni mbi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”.

Meta tha se “Shqipëria është në çekuilibër të plotë të mekanizmave të kontrollit dhe balancës, rrezikon kapjen totale të shtetit dhe se Kuvendi nuk ka mbajtur asnje reflektim ndaj keshillave te Komisionit te Venecias

Me argumentin se “Të dhënat e shtrembëruara dhe pyetjet vetësugjeruese të Kuvendit synojnë lexim të gënjeshtërt të situatës” presidenti Meta iu drejtua Venecias per opinion ne lidhje me vendimet e Kuvendit.

Partia Socialiste vendosi në nëntor të vitit të kaluar se do të çonte sërish Presidentin Ilir Meta në Komisionin e Venecias, me qëllim interpretimin e konfliktit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!