Tirana, një ditë më parë tentoi të testonte tifozët bardheblu në lidhje me stadiumin e ndeshjes me Teutën dhe në rrjetet sociale ata shprehën mendimin e tyre në mënyrë individuale. Kishte shumë nga ata që përballja me durrsakët të zhvillohej në “Air Albania Stadium”.
Normalisht ka edhe nga ata që nuk e ndryshojnë stadiumin “Selman Stërmasi” me asnjë tjetër. Fanatics, ultrasit që mbështesin klubin bardheblu, kanë vendosur veton në lidhje me këtë temë, duke u shprehur se nuk janë qiraxhinj dhe vetëm në derbi mund të pranojnë të ndryshojnë shtëpi.
“Shtëpia jonë është Selmon Stermosi… Ne nuk jemi qiraxhinj, e as nuk kemi nevojë të luajmë 1 javë këtu e 1 jave atje… Përveç “derbit” që kalon kapacitetin e stadiumit tonë, të gjitha ndeshjet e tjera janë mëse të përshtatshme të luhen në SS, debatet e tjera janë mesë të kota!”, shkruajnë Fanatics në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”. /abcnews.al