Dorëhiqet anëtari i Gjykatës Kushtetuese

schedule15:54 - 31 Janar, 2018

schedule 15:54 - 31 Janar, 2018

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj, ka dhënë dorëheqjen. Burime zyrtare nga kjo Gjykatë, bëjnë të ditur për ABC News se Imeraj është dorëhequr për arsye personale e shëndetësore.

Aktualisht trupës së Gjykatës Kushtetuese i mungojnë 2 nga 9 anëtarët e vet. Pas dorëheqjes së Imerajt, trupa mbetet vetëm me 6 anëtarë, ndërsa njërës prej tyre, gjyqtares Vitore Tusha i ka mbaruar mandati.
Këto mungesa në trupën e institucionit më të lartë gjyqësor në Shqipëri shkaktojnë probleme në funksionimin e saj, pasi sipas ligjit, vendimet merren me një kuorum prej 5 votash./abcnews.al