Banorët e Kombinatit janë të stresuar dhe të pasigurt për të ardhmen, dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit. Qindra familje ende nuk e kanë marrë bonusin e qirasë, ndërsa ka ende ndërtesa të pavlerësuara nëse janë apo jo të banueshme.
Ashtu si edhe banorët e Thumanës e Durrësit, të njëjtat problematika kanë edhe banorët e Kombinatit në Tiranë.
Kanë kaluar dy muaj por procesi i vlerësimit nuk ka përfunduar ende.
Përtej sqarimeve, arsyetimeve dhe statistikave, ajo që ka mbetur është jeta aspak e bukur e banorëve të Kombinatit, të cilëve iu është prishur normaliteti i përditshëm, ndihen të stresuar e të pasigurt për të ardhmen.
Nga ana e Bashkisë është njoftuar se banorët duhet të bëjnë aplikim të dytë gjithashtu të bëjnë kërkesë tjetër për vlerësim, a thua se nuk ka kaluar boll kohë.
Histori trishtuese të banorëve të Kombinatit të cilët kanë mbetur në mëshirë të fatit, mund ta ndiqni në reportazhin tonë: Kombinati dy muaj pas tërmetit.