Bajram Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri janë tre personat të cilët janë arrestuar për pengmarrjen e Jak Prengës.
Po ashtu në kërkim është shpallur Leonard Hajri ndërkohë janë nën hetim dhe 6 persona të tjerë si të përfshirë në këtë ngjarje.
Rreth dy javë më parë u rrëmbye në Kamëz Jak Prenga. Deri ditën e djeshme nuk kishte asnjë informacion derisa Policia në një operacion në Shijak, ditën e djeshme shoqëroi dy persona.
Duket se Policia ka identifikuar të gjithë autorët dhe personat e përfshirë në pengmarrjen e Jak Prengës pranë banesës së tij. Mësohet se dy vëllezërit e tij janë me precedent penal.
Sipas policisë 49 vjeçari para se të merrej peng është dhunuar fizikisht nga dy autorë, dhe më pas është marrë në makinë duke u larguar pa gjurmë.
Ngjarja ndodhi në datën 17 janar, në orën 11:44, në rrugën “London”, në Kamzë të Tiranës, ku dëshmitarët i treguan shërbimeve të Policisë se dy persona, të cilët dyshohet të kenë qenë të maskuar, kanë rrahur një person e më pas e kanë futur me forcë në makinë, e janë larguar./abcnews.al