Manchester City e pati shumë të thjeshtë për të mundur Fulham në shtëpi, sidomos pas mbetjes së miqve me dhjetë lojtarë që në minutën e gjashtë. Ekipi i Guardiolës fitoi 4-0, u kualifikua në raundin e 1/8 të FA Cup dhe u bë ekipi i parë në 5 kampionatet kryesore të Europës që arrin shifrën e 100 golave të shënuar në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
Gyndogan me penallti dhe Bernardo Silva (gol shumë i bukur i portugezit) shënuan dy gola në pjesën e parë, ndërsa Gabriel Jesus realizoi dy herë me kokë brenda tre minutash në pjesën e dytë për të kompletuar fitoren me “poker”.
“Cityzens” do të zbresin sërish në fushë pas tre ditësh në derbin ndaj United. Gjysmëfinalja e kthimit të EFL Cup luhet të mërkurën (20:45) dhe djemtë e Guardiolës janë me një këmbë në finale pas fitimit të përballjes së parë 1-3 në “Old Trafford”. /abcnews.al
100 – Manchester City are the first team in the top five European leagues to score 100 goals in all competitions this season. Juggernaut. pic.twitter.com/vizp7CNtQL
— OptaJoe (@OptaJoe) January 26, 2020
Manchester City – Fulham 4-0
(Gyndogan (pen) 8′, Silva 19′, Gabriel Jesus 73′, 76′)