Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjadri, model për 5 vende të BE/ Shtetet e unionit dakordësohen për ngritjen e qendrave të kthimit jashtë kthimit

schedule23:33 - 4 Shtator, 2026

schedule 23:33 - 4 Shtator, 2026

Danimarka, Austria, Gjermania, Holanda dhe Greqia kanë rënë dakord për një model të përbashkët për krijimin e qendrave të kthimit të migrantëve jashtë territorit të Bashkimit Evropian. Pesë vendet synojnë të jenë gati në vitin 2027 për të transferuar jashtë vendit të tyre  migrantë të parregullt, kërkesat për azil të të cilëve janë refuzuar dhe që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Marrëveshja u arrit të premten në Kopenhagë, gjatë një takimi të ministrave të Brendshëm dhe të Migracionit të pesë vendeve anëtare të unionit.

Sipas modelit të dakordësuar, të ashtuquajturat “qendra kthimi” do të ndërtohen në territorin e një ose më shumë vendeve partnere jashtë BE-së. Emrat e këtyre vendeve nuk janë bërë ende publikë, ndërsa Uganda dhe Ruanda janë përmendur në disa raportime mediatike si kandidatë të mundshëm.

Pesë vendet pjesëmarrëse pritet të financojnë plotësisht funksionimin e qendrave dhe mund të ofrojnë gjithashtu financime shtesë, partneritete tregtare apo stimuj të tjerë për vendet që do të presin këto struktura.



Në dokumentin e përbashkët të parimeve thuhet se skema do të krijohet përmes partneriteteve të barabarta dhe me përfitim të ndërsjellë me vende jashtë BE-së.

Mediat nderkombetare raportojne se negociatat me vendet pritese kane vijuar, ndersa Ministrat thane se me shume detaje do te zbulohen se shpejti ndersa nje tjeter takim eshte planifikuar mes 5 vendeve ne fund te muajit Shtator ne Mynih te Gjermanise.

Marrëveshjet me vendet jashtë BE-së do të përcaktojnë procedurat që do të zbatohen ndaj migrantëve në këto qendra, kushtet e qëndrimit të tyre dhe përgjegjësitë e shteteve evropiane të përfshira.

Interesi për këtë model duket se është i gjerë në BE. Nëntëmbëdhjetë qeveri evropiane e kanë cilësuar krijimin e qendrave të tilla si një zgjidhje inovative për menaxhimin e migracionit, në një letër të përbashkët drejtuar liderëve të BE-së në qershor.  Danimarka, Austria, Gjermania, Holanda dhe Greqia kane marre frymezimin nga marreveshja qe Italia ka nenshrkuar me vendin tone duke ngritur struktura pritese ne Gjader dhe Shengjin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!