Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha në SHBA/ Mahmutaj: Po mashtron për arsye shëndetësore, nuk i është hequr non grata

schedule23:30 - 4 Shtator, 2026

schedule 23:30 - 4 Shtator, 2026

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se SHBA nuk e ka falur Sali Berishën, dhe se kryedemokrati po shkel tokën amerikane për arsye shëndetësore.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se Berishës nuk i është hequr non grata.

“Berisha shkon në Amerikë për dy arsye. Ai shkon për arsye shëndetësore, nuk duhet të ketë asnjë lloj takimi tjetër, non grata nuk e lejon. Berishës po i jepet mundësi nga SHBA për të depozituar padi ndaj vendimit që e ka shpallur non grata. Ne nuk pamë as gjyq, as padi në Paris. Berisha mund të bëjë dy veprime në Amerikë. Amerika, edhe atëherë e njihte mirë, edhe sot e njeh mirë. Berisha do shpikë ndonjë histori, që do e presë në aeroport presidenti Trump. Amerika nuk e ka falur Berishën, klikoni te faqja e DASH, Berisha dhe familjarët e tij janë non grata. Nuk është hequr vendimi i non grata. Berisha po mashtron për arsye shëndetësore”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!