ZYRTARE: Hreljic sjell lëvizje, Teuta “divorcohet” me një qendërmbrojtës

schedule11:15 - 25 Janar, 2020

schedule 11:15 - 25 Janar, 2020

Lëvizje në dalje te Teuta. Pas afrimit të boshnjakut Kenan Hreljic, në Durrës kanë menduar të lirojnë një vend dhe nga “Djemtë e Detit” është larguar Silvester Shkalla, i cili ishte titullar në ndeshjen e fundit me Laçin. Shtatlarti këtë sezon nuk ka pasur hapësira dhe mes tij dhe klubit është rënë dakord për të ndërprerë bashkëpunimin.

“Silvester Shkalla nuk do të jenë më pjesë e Teutës. Klubi I Futbollit Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Silvester Shkallen qendërmbrojtësi ka zgjidhur me konsensus kontrata me Teutën. KF Teuta falënderon lojtarin për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë”, njofton klubi i Teutës.

Qendërmbrojtësi 24-vjeçar largohet nga durrsakët pas katër vitesh e gjysmë. Ai u mor nga Dinamo në verën e vitit 2015 dhe me fanellën e Teutës ka luajtur më shumë se 100 ndeshje si titullar në Superiore. /abcnews.al