Thellohet bilanci, 22 të vdekur dhe 1 015 persona të plagosur nga tërmeti në Turqi

schedule07:28 - 25 Janar, 2020

schedule 07:28 - 25 Janar, 2020

Ka shkuar në 22 numri i personave që kanë humbur jetën nga tëremti që goditi Turqinë dhe më shumë se 1015 persona janë plagosur. Tërmeti i fuqishëm prej 6.8 Rihter tronditi Turqinë, në Elzaig, rreth 700 km larg kryeqytetit turk Ankara.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca bëri të ditur numrin e personave që kanë humbur jetën, ndërsa tha se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë dhe pritet që numri i të vdekurve, tha Koca.

Gjithashtu Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se raportohet për 100 ndërtesa të shkatërruara në Elazig. Pas tërmetit, i cili ndodhi në thellësinë 6,75 kilometra nga sipërfaqja e tokës, u raportuan dhe dhjetra paslëkundje me madhësi që variojnë midis 2.7 dhe 5.4./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!