Përplasen dy makina tek mbikalimi i Patokut/Një e vdekur, 4 të plagosur

schedule13:19 - 30 Janar, 2018

schedule 13:19 - 30 Janar, 2018

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë – Milot, tek mbikalimi i Patokut. Një mësuese humbi jetën, ndërsa dy kolege të saj janë në gjendje të rëndë, mes 4 të plagosurve nga aksidenti.

Një mësuese humbi jetën dhe dy të tjera janë në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Viktima është Aglentina Kurti, e cila pak kohë më parë kishte humbur dhe bashkëshortin.

Në këtë aksident u plagosën rënde edhe dy burra që udhëtonin me mjetin tip Benz dhe u përplasën me makinën tip Fiat me të cilën lëviznin gratë, njëra nga ato gruaja e Drejtorit të Spitalit të Laçit.

Ngjarja ndodhi  tek vendi i quajtur mbikalimi i Patokut, në rrugën Fushë Krujë – Milot.

Siç shikoni dhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë.

Nga verifikimet e para, sipas policisë makina në të cilën udhëtonin dy burrat, ishte në korsi të kundërtët të rrugës.

Drejtuesi i mjetit benz është Bardhok Tuci dhe u vu në masë arresti nga policia, kurse drejtuesja e autoveturës është mësuesja Enerjeta Muça.

Në vendin e ngjarjes shkuan disa autombulanca nga Lezha, Fusha Kruja dhe Laçi.

Nga informacionet e deritanishme të plagosurit janë rëndë në Spitalin Ushtarak dhe në QSUT./abcnews.al