Pas videos të publikuar ekskuzivisht në ABC News ku kreu i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla konsumonte kokainë në godinën e institucionit që ai drejton ka kapluar heshtja. Pothuajse asnjë punojnës nuk del jashtë dyerve aq sa duket sikur institucioni është mbyllur.
Burime të ABC News raportojnë se Alla mbrëmjen e djeshme është nisur për në Tiranë. Ndërsa banorët pasi e kanë parë videon ndajnë opinione të ndryshme. Shumica I shmangen komenteve.
“Mos na ngatërro”. “S’më intereson”, shprehen kështu disa prej tyre.
Kjo zonjë ka punuar me Lefter Allën kur ai ishte mësues fiskulture dhe si njeri e vlerëson, por le të kuptohet se për atë çka pa në video ka dyshime.
“Unë kam punuar me Lefterin, kam qenë mësuese njeri pa asnjë të metë. E vërtetë apo jo duhet…por nuk e besoj”, thotë ajo.
Kurse banorët më trima të qytetit jo vetëm që e besojnë që ishte Alla që konsumonte drogë por e dinë që ligji e quan kriminel poseduesin e lëndëve narkotike. Ndërsa një tjetër banor bën ironi dhe përfshin e kryeministrin Rama.
“Normale tani nuk është se është edhe opinioni, droga që përdoret…kjo futet në rangun e kriminelëve”, thotë një banor.
“Kur e pi Edi Rama në Tiranë pse mos pije dhe Lefteri i Bulqizës. Në Bulqizë ka shumë pasuri, ka krom, por ka ra leku në dorë të horrave”, shprehet me iron qytetari.
Video ku Lefter Alla konsumonte drogë u sigurua nga gazetari Artan Hoxha dhe u publikua në ABC News pasditen e së mërkurës./abcnews.al