Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykatat “futen” në politikë/ Administrativja urdhëron thesarin të japë pagat që GJKKO i caktoi vetes

schedule12:23 - 11 Shtator, 2026

schedule 12:23 - 11 Shtator, 2026

Gjykata Administrative përmes një vendimi që shpalli këtë të premte, urdhëroi Ministrinë e Financave dhe Thesarin të zhbllokojnë pagat e muajit gusht për gjykatën e posacme dhe gjykatën e Durrësit, ndërkohë që do të shqyrtohen në ditët në vijim edhe paditë e tjera.

Ndërkohë, qëndrimi i Ministrisë së Financave është i njëjtë. Ministria pret miratimin e ligjit ne kuvend në 17 shtator.

Ky vendim i gjykates admimnistyrartive në fakt është i pavlerë, pasi thesari nuk mund të vihet në lëvizje për ta ekzekutuar, për aq kohë sa nuk është i formës së prerë.  Gjykata Administrative thotë se vendimi i gjyqtarit Ramiz Lala është i ankimueshëm në shkallën e dytë të gjyqësorit, cka do të thotë se Ministria e Financave dhe Thesari kanë afat ta ankimojne deri në datë 18 shtator, një ditë mbasi projektigji i paghave te magjistrateve  të kalojë në Parlament.



Eshte  pikerisht kuvendi qe ka kompetencen per miratimin e pagave te magjistrateve, para ekzekutimit te tyre nga thesari

Kjo e drejtë nuk i jepet as KLGJ dhe as KLP, që pa vendim qeverie rritën vetë pagat e magjistratëve, dhe cuan ne thesar listepagesaat me pagate e reja.  Të gjitha gjykatat dhe prokuroritë në vend, me përjashtim të Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë së Posaccme, dërguan në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit listëpagesat e reja, arsye per te cilen dhe u bllokuan pagat e ketyre institucioneve

Magjistratët e Kushtetueses dhe të SPAK, dhe dy administratat respektive janë të vetmet që e kanë marrë pagën e muajit gusht për shkak se kanë të qartë ligjin, vendimi i Kushtetueses duhet të miratohet nga Kuvendi.

Konflikti për pagat nisi nga gjyqësori, i cili po kërkon hapur luftë me pushtetin, ndërkohë që qeveria e ka bërë të qartë qëndrimin e saj që duhet të vendosë Parlamenti.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!