Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga një investim i ri turistik në zonën e Bulqizës, duke e cilësuar atë si një tjetër hap drejt zhvillimit të turizmit gjithëvjetor në qark.
Në postimin e tij, Rama prezanton “Temla Retreat”, një strukturë të re akomoduese që synon të promovojë turizmin rural dhe rikthimin te traditat, ndërsa e konsideron këtë nismë si një model frymëzimi për sipërmarrësit që duan të kontribuojnë në zhvillimin e zonave rurale.
“Temla Retreat”, në Bulqizë një strukturë e re akomoduese, që do t’i shtohet zonës si një tjetër dëshmi e zhvillimit të turizmit gjithëvjetor në qark, një model frymëzimi për të gjithë sipërmarrësit që duan të kontribuojnë në zhvillimin rural, përmes rikthimit te tradita”, tha kryeministri Rama.


