SPAK ka nisur hetimin për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla pas publikimit të video skandalit nga gazetari Artan Hoxha në Abc News.
Lefter Alla u filmua nga kamerat duke thithur kokainë në ambiente publike.
Alla po hetohet me akuzën “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Çështja është marrë në dorë nga Prokuroria Speciale pasi Lefter Alla është zyrtar i lartë i shtetit.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi në Abc News videon e Lefter Allës duke thithur kokainë në ambiente publike.
Gazetari theksoi se është kërcënuar me jetë për të mos publikuar videon, ndërsa i bëri thirrje policisë që të tregojë kujdes ndaj disa elementëve kriminalë në Bulqizë.
Videoja shkaktoi reagime të shumta, ku demokratët thanë se ajo që u pa në video është fytyra e vërtetë e kryeminsitrit Rama. PD kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Lefter Allës pas pamjeve të publikuara në Abc News. /abcnews.al