Rikthimi i protestave, studentët: Kemi pasur sabotime nga ana e pedagogëve

schedule08:52 - 23 Janar, 2020

schedule 08:52 - 23 Janar, 2020

Studentët e universiteteve pubike shqiptare u janë rikthyer protestave për ta detyruar qeverinë e kryeministrit Rama të përmirësojnë kushtet e mësimit.

Ata kanë folur për “ABC News”, ku edhe janë shprehur se protestat nuk do të ndalen.

“Kemi qënë pak sepse kemi pasur sabotime nga ana e pedagogëve Partiakë apo opozitarë nuk ka pasur, kemi qenë të gjithë për të kërkuar të drejtat tona. Nesë do të kishte partiakë do të kishte udhëheqës”, u shprehën studentët.

Studentët thanë për gazetarin Maksi Rama se pedadogët kanë bërë presione për të mos lejuar zhvillimin e protestës.

Pyetje: Si ka qenë reagimi i studentëve që nuk ishin të pranishëm dhe pedagogëve?

Studentët: Kanë bërë presione, kanë mbyllur dyert që të mos dalin studentët në protestë.

“Deri tani kemi mbledhur 5 mijë firma, synojmë mbledhjen e 20 mijë firmave të cilat do të shkojnë në Parlament. Gjatë këtyre dy javëve do të arrijmë ti mbledhim. Protestat nuk kanë mbaruar pritet që të jenë më shumë”, u shprehën ata.

Pyetje: A ka pasur reagim nga Ministria e Arsimit?

Studentët: Deri tani asnjë institucion ende nuk ka reaguar, qëllimi kryesor është të mbledhim 20 mijë firma dhe ti çojmë në parlament. “Pakti për Universitetit ishte propozim i qeverisë dhe jo i jonë dhe asnjë pikë nuk është plotësuar”, thanë më tej studentët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!