Yuto Nagatomo është një emër i njohur për tifozët e Interit dhe jo vetëm. Japonezi luajti shtatë sezone me ekipin zikaltër përpara se të largohej drejt Galatasarayt në janarin e vitit 2018.
Mbrojtësi i majtë i ka dhënë fund aventurës me gjigantin turk dhe është rikthyer në Serie A. 33-vjeçari është kërkuar me ngulm nga Bologna dhe Fanatik konfirmon akordin me ekipin e Sinisa Mihajlovic.
Nagatomo numëron 122 ndeshje të zhvilluara me Japoninë, teksa ka shënuar edhe katër gola me kombëtaren e vendit të tij. /abcnews.al