Ndahen çmimet kombëtare të Letërsisë, Enkel Demi fiton çmimin e romanit më të mirë

schedule19:58 - 22 Janar, 2020

schedule 19:58 - 22 Janar, 2020

Ministria e Kulturës ka shpallur çmimet kombëtare të Letërsisë për vitin 2018.

Juria e përbërë nga Brikena Çabej, Dhurata Shehri, Visar Zhiti, Riza Braholli dhe e kryesuar nga Alda Bardhyli kanë vlerësuar me çmimin kombëtare në “Eseistikë” shkrimtarin Ismail Kadare me romanin “Kur sunduesit grinden”.

Në kategorinë e fituesve është renditur edhe gazetari i mirënjohur Enkel Demi, me pseudonimin “Tom Kuka”. Romani i tij “Gurët e Vetmisë” ka fituar çmimin e romanit më të mirë.

Mimoza Hafizi me “Pika trëndafil” ka triumfuar mes tre kandidatëve, duke u vlerësuar me çmimin për Letërsinë për fëmijë.

Sa i përket vëllimin poetik më të mirë për vitin 2018 u vlerësua Havzi Nela me “Vepra poetike e plotë”, e ndërsa për përkthimin më të mirë Luan Topçiu me librin “Linda Maria Baros – “Shtëpia me brisqe rroje”. Ndërkohë është vlerësuar me çmim për “Tregimin më të mirë” dhe “Për vajzat nga Parisi” shkruar Roland Gjoza.

Kjo ceremoni e shpërndarjes së çmimeve ishte parashikuar që të zhvilloheshin në nëntor të 2019, por për shkak të tërmeti u shty, për t’u shpërndarë në janar.

Lista e fituesve:

Çmimi “Eseistikë”
Ismail Kadare me “Kur sunduesit grinden”

Romani më i mirë 2018
Enkel Demi (Tom Kuka) me “Gurët e Vetmisë”

Çmimi i Letërsisë për fëmijë 2018
Mimoza Hafizi me librin “Pika trëndafili”

Tregimi më i mirë 2018
Roland Gjoza me “Për vajzat nga Parisi”

Përkthimi më i mirë 2018
Luan Topçiu me “Shtëpia me brisqe rroje”

Vëllimi poetik më i mirë 2018
Havzi Nela me “Vepra poetike e plotë”./abcnews.al