Bisedimet Shqipëri-Greqi/ Bushati informon deputetët

schedule15:58 - 29 Janar, 2018

schedule 15:58 - 29 Janar, 2018

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka informuar komisionin parlamentar për politikën e jashtme për bisedimet e zhvilluara me homologun grek. Sipas ministrit Bushati Greqia është e angazhuar të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë.

Qeveria greke është angazhuar të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë. Ministri për Evropen dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati informoi anëtaret e komisionit për politikën e jashtme për bisedimet e zhvilluara me homologun grek Nikos Kotzias. Bushati shpjegon edhe efektet e një vendimmarrje të tillë.

Demokratët këto deklarata i konsideruan retorike.

Pas bisedimeve dy palëshe kryediplomati shqiptar sqaroi se marrëveshja për vendprehjen e të rënëve grekë e firmosur në vitin 2009 u plotësua dhe u bë e zbatueshme. Bisedimet mbeten të hapura për kufinjtë mes dy vendeve.  Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme theksoi se Shqipëria nuk lëviz nga perimetri i vendosur nga Gjykata Kushtetuese e shprehur për marrëveshjen e detit.

Çështja çame për kreun e diplomacisë shqiptare është një çështje e të drejtave të njeriut, ndërkohë që Bushati u kujdes të qartësojë se Shqipëria nuk ka pretendime territoriaale dhe se dënon çdo pretendim të tillë.

Komsioni parlamentar për Politiken e Jashtme kishte planifikaur të dëgjonte argumentin e ministrit Bushati edhe mbi votimin e Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së lidhur me rezolutën për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, por kjo çështje u shty për një tjetër seancë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!