Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç këtë të martë ka qenë pjesë e Forumi Ekonomik Botëror vnë Davos të Zvicrës, ku është shprehur se taksa që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina do të mbijetojë dhe shtoi se një pjesë e këtij problemi do të zgjidhet pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës.
“Besoj se (taksa) është e paqëndrueshme dhe se, me formimin e qeverisë në Prishtinë, një pjesë e problemit do të zgjidhet. Kushdo që e formon qeverinë… Është e qartë se pa Listën Serbe ajo nuk do të bëhet dhe heqja e taksës do të jetë një nga kërkesat kryesore të Listës Serbe”,ka thenë ai.
Vuçiç ndër të tjera është shprehur se autoritetet e Kosovës u kanë vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja në fund të vitit 2018.
Me gjithë thirrjet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara për heqjen e saj, ajo vazhdon të mbetet në fuqi. Si pasojë e saj është ndërprerë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë./abcnews.al