Është mbyllur pjesa e parë në Durrës mes Teutës dhe Laçit, me rezultatin e barabartë 0-0. Të dyja skuadrat kishin mundësitë e tyre për të shënuar, por loja u dominua më shumë në mesfushë, aty ku nuk mungoi lufta e ashpër sportive.
Nwabueze u markua mjaft mirë nga Shkalla, me mbrojtësin e Teutës që fitoi pothuajse çdo duel ajror me bomberin e Laçit. Cungu bëri dhe një zëvendësim të shpejtë, pasi Ignjatovic u dëmtua dhe u zëvendësua nga Gjoni.
Në minutën e 32-të, Avdyli kishte mundësinë më të mirë për Teutën, por e majta e tij brenda zonës ndalet mjaft mirë nga Stajila. Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe skuadrat do të tentojnë ta fitojnë sfidën në 45 minutat e dyta. /abcnews.al
Kategoria Superiore, java 18
TEUTA – LAÇI 0-0
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Shkalla, Kouros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, E. Vila, Cyrbja, L. Vila. Trajner: Edi Martini
Laçi: Stajila, Fangaj, Ignjatovic (Gjoni 6′), Domgjoni, Rapo (Turkaj 20′), Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Greca, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu
Gjyqtar: Eldorjan Hamitaj
Kartonë të verdhë: Kallaku 41′ / Greca 44′