Biznesmeni Petrit Laze, i cili ra pre e një grabitjeje brenda banesës së tij e ka kaluar fazën kritike për jetën, pasi u qëllua me një plumb në bark. Hetimet janë perqënduar në disa pista, ku më kryesrja është autorët mund të jenë informuar nga persona të besueshëm që punojnë në biznesin e familjes Laze.
Grabitja në banesën e biznesmenit Petrit Laze, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së dielës vijon të mbetet pa asnjë të ndaluar nga grupi hetimor.
Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje 30 persona që më pas u lanë të lirë.P jesa më e madhe e tyre janë punonjës dhe njerëz të afërt të familjes Laze. Ata dyshohet se mund të kenë dijeni rreth lëvizjeve të parave që kryheshin çdo të diel nga disa prej bizneseve që kishte në zotërim Petrit Laze në kryeqytet kryesisht në fushën e prodhimit të brumrave.
61-vjeçari gjatë tentativës së grabitjes mbeti i plagosur me një plumb në bark por burime nga Spitali i Traumës konfirmojnë për ABC News se Petrit Laze e ka kaluar fazën kritike për jetën dhe ndodhet në parametra të stabilizuar jetësorë.
Gjithashtu u qëllua në këmbë edhe në drejtim të bashkëshortes së biznesmenit, Aferdita Laze por, edhe ajo është tashmë jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se grabitësit kanë pasur informator të besueshëm, pasi janë drejtuar te vendi i parave nga dera e pasme e vilës. Madje ata kanë shfrytëzuar me përpikmëri planin e tyre. Alarmi i godinës trekatëshe aktivizohej pas orën 22:30 minuta të çdo mbrëmjeje, teksa krimi u shënua në 21:45. Përleshja me autorët ka ndodhur në katin e dytë të banesës. Aty ku edhe dyshohet se ruhen një pjesë e kursimeve të familjes Laze.
Grupi hetimor ka sekuestruar 20 kamera sigurie në rrugën “Njazi Meka” në zonën e Alliasit, por nuk kanë pasur dukshmëri mbi indetifikimin e autorëvë për shkak të mjegullës që kishte mbuluar kryeqytetin mbrëmjen e 19 janarit.
Disa vite më parë biznesi i familjes Laze ra pre e grabitjes. Një person i armatosur hyri me nje pistolete nga dera kryesore e vilës duke marrë e xhiron ditore. Edhe ajo ngjarje vijon të jetë pa mbetet e pazbardhur. /abcnews.al