Autori dhe viktima e mbrëmshme në Koplik ishin të dy me probleme mendore. Mjeku psikiatër Gjon Preçi tregon se nga se vuante burri që vrau me sëpatë gruan e tij.
Viktima disa herë largohej nga shtëpia dhe çifti Barjakurtuaj përfundonte duke u rrahur.
Të dy trajtoheshin si të semurë mendorë.
Megjithatë ishin prindërit e tre fëmijëve.
Në familjen Bajrakurtaj në Koplik janë hapur dyert e mortit.
Vrasja e 42 vjeçares Lumnije Bajrakurtaj nga bashkëshorti i saj Ylber Bajrakurtaj për banorët është një ngjarje e frikshme.
Një javë më parë autori Ylber Bajrakurtaj i shoqëruar nga vjehrri i tij në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor në Shkodër për vlerësimin pisiqik për çështjen e punës.
Ai trajtohej me kemp që nga viti 1996.
Sipas mjekut neuro-psikiatër Gjon Preçi Ylber Bajrakurtaj ishte i diagnostifikuar me “prapambetje mendore deri tek e moderuara dhe me mbivendosje të çrregullimeve psiqike”.
Nga informacionet e marra ne polici 42 vjeçari Ylber Bajrakurtaj pasi e vrau gruan me sëpatë, nuk u largua nga vendi i ngjarjes. Gjatë gjithë kohës deri në momentin e arrestimit ka qendruar pranë viktimes. Kurse fëmijët ishin brenda në shtëpi dhe nuk guxuan të dilnin.
Gazetar i ABC News, Shkodër: Simon Shkreli