Vrasja në Tiranë: Gjendet arma e krimit, 2 pistat ku po heton policia

schedule22:10 - 20 Janar, 2020

schedule 22:10 - 20 Janar, 2020

Mbrëmjen e sotme  një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Astirit”. Është qëlluar me armë zjarri një 28 vjeçar.

Siç raporton Andi Qosja për ABC News, bëhet fjalë për Vilson Tafciu, i cili në momentin e atentatit ka qenë i ulur në ambientet e një lokali, bashkë me miq të tij.

Sipas burimeve për ABC News viktima përdorte 2 mbiemra, Vilson Tafciu dhe (Noka).

Autorët kanë zgjedhur të thërrasin viktimën, jashtë ambienteve të lokalit, e më pas kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas autorët janë larguar me një automjet tip Golf 6.

Mësohet se ka patur shumë persona në momentin kur ka ndodhur atentati ndaj 28 vjecarit. Viktima ishte me dy mikeshat e tij ne lokal, dhe është thirrur nga një i njohur jashtë. Duket se ngjarja ka qenë e mirëmenduar, pasi ka qenë një i njohur që e ka thirrur.

Miqtë dhe dëshmitarë të shumtë tashmë janë shoqëruar në komisariatin nr. 6, për të dhënë dëshminë e tyre, ndërkohë njoftohet se është gjetur arma e krimit në vendngjarje, një pistoletë TT.

28-vjeçari është qëlluar me tre plumba duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Teksa ka ngritur pikat e kontrollit, policia është duke hetuar në dy pista, atë të kaluarës së viktimës, por nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë ardhur edhe për shkaqe xhelozie.

/abcnews.al