Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Senati amerikan e ka Shqipërinë prioritet”/ Beqiri: Wendt, ogur i mirë tre vjet pas ikjes së Yuri Kim

schedule23:34 - 26 Shtator, 2026

schedule 23:34 - 26 Shtator, 2026

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt, ka nisur zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Shqipëri, duke e bërë vendin tonë të parin në rajon me një kryediplomat të ri amerikan.

Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, avokati Idajet Beqiri e cilësoi këtë ardhje si një ogur të mirë, duke theksuar se profilizimi i tij do t’i shërbejë ekzekutimit të drejtpërdrejtë të prioriteteve të Uashingtonit.

Sipas Beqirit, fokus kryesor i Wendt do të jetë lufta kundër korrupsionit, mbrojtja e shtetasve amerikanë si dhe mbështetja me kushte për SPAK-un.

Po ashtu, theks i veçantë i pozohet investimeve ekonomike, ku projekte strategjike si ato në Sazan dhe Zvërnec parashikohet t’i sjellin ekonomisë shqiptare rreth 27 miliardë dollarë. Kjo qasje e re pritet ta dallojë ambasadorin e ri nga diplomatët e mëparshëm, duke i dhënë një hov të ri progresit të Shqipërisë në rajon e më gjerë.

“Është një ogur i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarë, tre vjet pas ikjes së Yuri Kim , sepse Amerika nuk ka ambasadorë në vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është e para, e dyta edhe për shkak të objektivave të tij. Ndryshe nga ambasadorët e tjerë, të cilët kanë qenë diplomatë më shumë, ky duket që do të jetë me të tjera provokativa për Shqipërinë, për shkak edhe të vetë profesionit të tij që ka ushtruar.

Ai do të vijë edhe si një ekzekutor të prioriteteve të SHBA që kanë në vendin tonë. Luftën kundër korrupsionit, ai në radhë të parë do të mbrojë të drejtat e shtetasve Amerikën.

Fokusi do të jetë te investimet e SHBA, Wendt e tha hapur. Në këtë kuadër investimi në Sazan dhe në Zvërnec, do i sjellin ekonomisë së vendit tonë rreth 27 miliardë dollarë, do të thotë që Shqipëria do të jetë një progres i mrekullueshëm jo vetëm në vendet e rajonit, por edhe në Europë. Armiqtë e vendit nuk duan investime në Shqipëri. Ky ambasador bën dallimin e madh, i tha SPAK do ju mbështes me kushte, jo si kanë thënë të tjerët që do thanë do u mbështesim pa kushte”, tha avokati.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!