Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Melania Trump zbulon një detaj të panjohur për jetën me Barron

schedule23:00 - 26 Shtator, 2026

schedule 23:00 - 26 Shtator, 2026

Melania Trump ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën familjare, duke folur për marrëdhënien me djalin e saj, Barron Trump, dhe ndryshimet që kanë sjellë vitet e fundit.

Në një intervistë për emisionin “The Big Money Show” të Fox Business, Zonja e Parë e SHBA-së u pyet se si arrin të ruajë kohën për familjen, ndërsa ajo dhe bashkëshorti i saj, presidenti Donald Trump, përballen me angazhime të shumta.

Sipas Melanias, koha e përbashkët tashmë kërkon planifikim, pasi axhendat e të dy prindërve janë të ngarkuara.

“Koha që kalojmë së bashku si familje është gjithnjë e më e kufizuar”, u shpreh ajo, duke vënë në dukje se presidenti Trump shpesh qëndron deri vonë në Zyrën Ovale.

Duke folur për Barron, i cili është 20 vjeç dhe studion në Universitetin e New Yorkut (NYU), Melania theksoi se djali i saj tashmë ka hyrë në një fazë të re të jetës.

“Barron tashmë është një i ri, kështu që ndonjëherë ndoshta është edhe i lumtur që unë thjesht të merrem me punët e mia. Dhe kjo është në rregull”, tha ajo.

Komentet e Melania Trump vijnë në një periudhë kur jeta private e Barron është bërë gjithnjë e më shumë pjesë e vëmendjes së mediave amerikane. Ndryshe nga prindërit e tij, ai ka zgjedhur të qëndrojë larg ekspozimit të vazhdueshëm publik.

Raportimet kanë bërë të ditur gjithashtu se lëvizjet e tij shoqërohen me masa të forta sigurie, në një kohë kur familja Trump është përballur me kërcënime. Zyra e Melania Trump ka kërkuar më herët që informacionet lidhur me jetën private të Barron të trajtohen me kujdes dhe të mos publikohen detaje që mund të cenojnë sigurinë e tij.

Barron është shfaqur rrallë në publik gjatë muajve të fundit. Ndër paraqitjet e tij të fundit të njohura janë pjesëmarrja në finalen e Kupës së Botës 2026 në New Jersey dhe në një event të UFC-së të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, nga deklaratat e Melanias nuk del ndonjë shenjë për një marrëdhënie të tensionuar mes saj dhe djalit. Përkundrazi, ajo e përshkroi situatën si një ndryshim të natyrshëm në jetën familjare, ndërsa Barron po kalon nga adoleshenca drejt jetës së pavarur si i rritur.

Në të njëjtën kohë, angazhimet e shumta të prindërve në Shtëpinë e Bardhë duket se kanë bërë që momentet e përbashkëta familjare të jenë më të rralla dhe të kërkojnë më shumë planifikim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!