Roma ka triumfuar me rezultatin 1-3 në transfertë kundër Genoas, duke marrë tri pikë të rëndësishme. Ndeshja nisi praktikisht me gol, pasi sulmuesi anësor, Cengiz Under, kaloi romakët në avantazh në minutën e gjashtë të takimit.
Një autogol nga Biraschi në të 44-ën dyfishoi për Romën, por vetëm pak sekonda më vonë, Pandev shënoi për Genoan dhe çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-2.
Në pjesën e dytë, Roma nuk bëri hap fals dhe arriti të gjejë golin e sigurisë. Dzeko në të 74-ën iu shtua listës së golashënuesve dhe i dha tri pikë të rëndësishme Romës, që ngjitet provizorisht në vend të katërt. Ndërsa Genoa, rrezikon shumë, pasi mbetet në vend të 19-të./abcnews.al