Besart Berisha është një legjendë në Australi. Sulmuesi shqiptar vazhdon të shënojë gola të rëndësishëm dhe të thellojë rekordin personal dhe të ligës, si shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e futbollit elitar australian.
Sot ai ka shtuar edhe dy gola në llogarinë e tij, duke shkuar në kuotën e 9 golave sezonale dhe në total në futbollin australian numëron 125 rrjeta të tundura, si askush tjetër.
Goli i parë, i shënuar sot në fitoren 3-0 që Western United arriti kundër Central Coast Mariners, ishte fantastik. Berisha, pas një krosimi perfekt të italianit Diamanti, me kokë e dërgon në rrjetë në mënyrë fantastike. Më pas në golin e dytë personal bëri thjesht detyrën, duke shënuar me portën thuajse bosh. /abcnews.al
That cross, that finish ? #WUFC #WUNvCCM pic.twitter.com/DUlTaygYoE
— Western United FC ? (@wufcofficial) January 19, 2020