Merkato e Milanit nuk është mbyllur dhe priten të tjera afrime e largime. Suso është një ndër lojtarët me valixhe gati dhe e ardhmja e tij është mes Serie A dhe La Ligës spanjolle.
Romës dhe Sevillës i është bashkuar edhe Valencia. Radio Marca raporton se klubi spanjoll ka nisur negociatat me homologët e “Djallit” dhe shpreson të arrijë një akord në lidhje me 26-vjeçarin.
Verdhekuqtë e Romës mund t’i rikthehen pistës Suso pas dështimit të shkëmbimit Politano-Spinazzola, ndërsa Milani shpreson të përfitojë sa më shumë nga shitja e anësorit të djathtë ofensiv. /abcnews.al
? NOTICIA @RadioMARCA |?️@javi_lazaro
SUSO GUSTA AL VALENCIA ?
? Ya han habido contactos con el Milan para analizar su incorporación
? Su mala situación en Milán puede ayudar a su salida en enero
? https://t.co/ilgsizI4uT pic.twitter.com/ap77FgS6vb
— Radio MARCA (@RadioMARCA) January 17, 2020