Problemet ekonomikë që ka Malaga e kanë kthyer në një supermarket, ku klubet e tjera spanjolle mundohen të blejnë sa më lirë të jetë e mundur. Një nga lojtarët më të kërkuar është mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare.
Mediat iberike kanë raportuar në ditët e shkuara se Malaga ka refuzuar deri në 1.5 milion euro nga Rayo Vallecano, ndërkohë që së fundmi thuhet se Getafe po tenton të transferojë fierakun dhe është gati të bëjë një ofertë më të lartë.
2 milion euro pretendohet të jetë oferta për Baren, i cili momentalisht është i dëmtuar. Kalimi te Getafe për mesfushorin e Shqipërisë do të ishte një hap pozitiv, sidomos nëse do ia dilte të luante rregullisht në La liga. /abcnews.al