Elbasan, të shtëna me armë zjarri pas mesnatës në qendër të qytetit, për pasojë ka mbetur i plagosur 23-vjeçari Kei Piu.
Sipas të dhënave të para, 23 vjeçari ishte në lëvizje e sipër me mjetin e tij, tip “Fuoristrade” ndërsa është qëlluar me armë.
23-vjeçari Kei Piu i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri ndodhet në sallën e reanimacionit në spitalin e Elbasanit.
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes që pas mesnate dhe ka nsiur hetimet për zbardhjen dhe identifikimin e personave të përfshirë në të./abcnews.al