Ylli i Juventusit dhe Portugalisë i pëlqen të konsumojë ushqim më shumë se gjashtë herë në ditë. Një nga çelësat e suksesit të Cristiano Ronaldos përgjatë gjithë karrierës së tij si futbollist kanë qenë dietat e tij ushqimore, detaje që janë zbuluar ditët e fundit.
Ylli portugez ha gjashtë herë në ditë dhe ushqimi që konsumon më shpesh është peshku – kryesisht peshk shpate, ton dhe merluc – duke përbërë kështu pjesën kryesore të dietës së tij . Cristiano gjithashtu konsumon shumë edhe mishin e pulës, përmbajtja e ulët e yndyrës dhe niveli i lartë i proteinave e bejnë ushqimin e preferuar për sytë e portugezit.
Dy dreka, dy darka …
Për mëngjes, Cristiano preferon të konsumojë proshutë dhe djathë, të shoqëruar me kos me pak yndyrë. Kur vjen puna për diçka të lehtë, ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid preferon të konsumojë tost me avokado.
Dreka numër një e portugezit përbëhet nga mishi i pulës dhe sallata, ndërsa dreka numër dy mund të jetë peshk, si ton, me sallatë, vezë dhe ullinj. Për darkë, ai ka tendencë të konsumojë mish ose peshk, ndonjëherë duke e ndarë darkën në dy orare të ndryshme.
Cristiano, 34 vjeç, gjithashtu pëlqen të flejë tetë orë gjatë natës dhe të marë disa herë sy gjumë në ditë: në raste të veçanta deri në 5 herë. Mos të harrojmë që kjo ështe e kombinuar me shumë punë të palodhur në stërvitje dhe në palestër, me not dhe pilates, dy aktivitete që ai bën në kohën e tij të lirë për të qëndruar 100% në formë./abcnews.al