Plan kombëtar për gjelbërimin e Shqipërisë/Klosi: Asnjë amnisti për mjedisin

schedule15:38 - 26 Janar, 2018

schedule 15:38 - 26 Janar, 2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit prezantoi planin kombëtar të gjelbërimit të Shqipërisë në 95 -vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar. Blendi Klosi deklaroi se për mjedisin nuk do të ketë asnjë amnisti, ndërsa kompanitë që e kanë dëmtuar do të paguajnë detyrimin.

 

Sipërmarrjet që kanë dëmtuar mjedisin do ta shlyejnë këtë dëm duke mbjellë pemë. Në 95 -vjetorin e themelimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi lançoi Planit Kombëtar të Gjelbërimit të Shqipërisë.

“Nga inspektimi i deritanishëm i bizneseve, rezulton që duhet t’i kthejnë mjedisit shqiptar plot 6 milionë e 700 mijë pemë.  Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë amnisti. 20 milion e 200 mijë pemë është angazhimi për t’u përmbyllur deri në 2020. Kemi konkretizuar me Ministrinë e Bujqësisë, Manualin e Procedurës së Granteve, të orientuar tërësisht nga pyllëzimi si dhe kemi konkluduar  që skemat e financimit për fermerët privatë të  shkojnë për krijimin dhe zgjerimin e plantacioneve me ullishta dhe mbjelljen e druve frutorë”

Krahas mbjelljes së pemëve do të vijojë edhe inventari dhe regjistrimi kombëtar i pyjeve. Në fund të takimit u vlerësuan me çertifikata mirënjohjeje inxhinerë dhe akademikë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në shtimin dhe mbrojtjen e pyjeve për vite./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!