Shkëmbimi Arsenal-Atletico, një francez për një tjetër

schedule21:41 - 13 Janar, 2020

schedule 21:41 - 13 Janar, 2020

Tani duket më shumë se thjesht një thashethem merkatoje: Arsenali dhe Atletico Madrid kanë nisur bisedimet për një shkëmbim të bujshëm. Bëhet fjalë për dy futbollistët francezë, Alexandre Lacazette dhe Thomas Lemar.

Bomberi francez i “Topçinjve” po ndihet si ‘dorë e dytë’, për shkak se Pierre-Emerick Aubameyang është sulmuesi kryesor. Kjo e ka bërë që të mos rinovojë kontratën dhe i kanë mbetur vetëm 18 muaj marrëveshje me Arsenalin. Lacazette preferon të jetë titullar fiks dhe Atletico ia siguron këtë gjë.

Ndërsa Lemar, nuk po luan fare me kryeqytetasit spanjollë dhe largimi i tij duket i sigurt. Arsenali ishte gati të paguante plot 90 milionë euro për Lemar kur ky i fundit luante për Monacon, por francezi zgjodhi kalimin tek Atletico Madrid.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!