Pas Luftëtarit, FIFA ka dënuar edhe Flamurtarin. Klubi vlonjat është dënuar me bllokim të tre merkatove, kësaj aktuale të janarit dhe të gjithë vitin e ardhshëm.
Borxhet e pashlyera ndaj futbollistëve kanë rezultuar fatale për Flamurtarin, që merr kështu një dënim të rëndë. Kuqezinjtë vlonjatë po bëjnë një sezon për t’u harruar në Superiore dhe duket se e kanë prerë biletën për në Kategorinë e Parë.
Aktualisht, Flamurtari ka luajtur 17 ndeshje dhe ka grumbulluar vetëm 6 pikë. Kuqezinjtë janë në vend të fundit të tabelës dhe kanë humbur boshtin kryesor të lojtarëve./abcnews.al

