Kore e Jugut, zjarri shkakton tragjedi në një spital, 41 viktima

schedule09:33 - 26 Janar, 2018

schedule 09:33 - 26 Janar, 2018

Të paktën 41 persona kanë humbur jetën dhe mbi 80 të tjerë mbetën të plagosur për shkak të një zjarri që ra në një spital të Koresë së Jugut. Mësohet se 13 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Ngjarja tragjike ndodhi në spitalin e Miljang, një qytet juglindor i Koresë së Jugut. Bëhet fjalë për zjarrin më tragjik të dekadave të fundit.

Zjarrëfikësit, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, thanë për agjenciane e lajmeve Jonhap se viktimat kanë ndërruar jetë si shkak i helmimit nga tymi. Disa anëtarë të stafit të spitalit, përfshirë një doctor dhe një infermiere, janë mes viktimave.

Dyshohet se flakët e para kanë nisur në katin e urgjencës më pas janë shpërndarë në pjesë të tjera të nderteses së spitalit. Zjarrëfikësit punuan për 1 orë e 40 minuta për të shuar plotësisht flakët. Në momentin e zjarrit në spital gjendeshin të paktën 200 pacientë. Mësohet se 94 prej tyre janë evakuuar nga godina.

Autoritetet po hetojnë për ngjarjen pasi ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in mbajti një mbledhje emergjence ku u diskutua për mënyrat e shmangjes së tragjedive të tilla. Sipas agjencisë Jonhap, anëtare të partisë qeveritare dhe opozitare udhëtuan për në Mirjang për t’i shprehur ngushëllimet familjarëve të prekur nga kjo ngjarje. Ndërkohë, tragjedia e fundit vjen pas zjarrit të një muaji më parë, i cili u mori jetën 29 personave në qytetin Jeçeon në një qendër multifunksionale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!