Në qarqet e malore të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës. Në disa prej tyre kanë nisur dhe problemet me qarkullimin e mjeteve dhe bllokimin e tyre, pasi drejtuesit e tyre nuk kanë qënë të përgatitur. Në Dibër dhe Bulqizë pati një bllokim në kthesën e Melanit, pasi disa makina nuk ishin pajisur me zinxhirrë dhe ngecën në rrugë.
Për rreth dy orë rreth 200 makina dhe një auto-ambulancë me të sëmurë nuk lëviznin dot.
Në këtë zonë dhe mjetet borëpastruese mbërritën me vonesë, ndërsa policia rrugore dhe pse ishte e pranishme nuk e menaxhoi dot trafikun.
Ndërsa në rrugën që të çon në drejtim të Kukësit, ku edhe pse ka patur më shumë reshje dëbore ishin marrë masat në kohë. 3 mjete borë pastruese kanë nisur punën që në orët e para të mëngjesit dhe rruga është e kalueshme.
Ndërkaq në Qarkun Korçë në zonat e thella kanë nisur dhe problemet e para nga rreshjet e dëborës.
Edhe në Qafë Thanë janë marrë paraprakisht masat. Siç duket dhe nga pamjet e ABC News mjetet borëpastruese janë vendosur në këtë kryqëzim sapo nisi dëbora./abcnews.al