Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Kreditë me probleme, të qëndrueshme/ BSH: Në tre muajt e parë 2026 qëndruan poshtë 4 përqind

schedule14:22 - 11 Maj, 2026

schedule 14:22 - 11 Maj, 2026

Niveli i kredive me probleme  në ekonominë shqiptare mbetet i qëndrueshëm.Sipas të dhënave të Bankës Qendrore në mars huatë e këqia  rezultuan  3.85% nga  mbi 4% që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Luhatjet e nivelit të kredive me probleme në tre muajt e  parë të vitit tregojne një stabilitet të përgjithshëm të cilësisë së portofolit të kredisë.  kjo  ishte hera e parë në afërsisht 18 vjet që raporti i kredive me probleme ra poshtë nivelit të 4% dhe ka qëndruar në këtë nivel përgjatë muajve të parë të këtij viti. Nëse shohim të dhënat e Bankës Qendrore raporti i kredive ka arritur nivelin më të ulët që prej janarit të vitit 2008.

Ndërsa në krahasim me një muaj më parë rezulton se niveli I kredive të këqia kapësuar një lëvizje minimale. Këto shifra konfirmojnë qëndrueshmërinë ekonomike të vendit  çka ka bërë që bizneset dhe qytetarët të paguajnë në kohë këstët e kredive.



Tensionet  gjeopolitike në Lindjen e mesme kanë rritur ndjeshëm rreziqet inflacioniste për vitin 2026. Kjo mund të shoqërohet me rritje të normave të interesit dhe si pasojë edhe  ulje të aftësisë paguese të huamarrësve. Por gjithçka varet nga kohezgjatja e konfliktit në Lindjen e Mesme që ka dhënë impak në rritje të çmimeve të karburanteve.

Qëndrueshmëria e kredive me probleme konfirmon ndër të tjera edhe ecurinë e mirë të sektorit bankar  i cili për shkak të qëndrueshmërisë së raportit të kredive me probleme ka dhënë më shumë hua për ekonominë. Ekonomia shqiptare ka përfituar  mbi 30 miliard lekë kredi gjatë muajit shkurt të këtij viti, shumë kjo më e madhja e regjistruar ndër vite për këtë periudhë.Gjatë viteve të kaluara shuma e huave të dhëna nga bankat rezulton se ka qenë   nën 30 miliardë lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!