Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhuna në protestë/ Hodhi koktej molotov në drejtim të policisë, vihet në pranga 18-vjeçari

schedule09:08 - 29 Nëntor, 2026

schedule 09:08 - 29 Nëntor, 2026

Një 18-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka hedhur koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme.

Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë shtetasi Andrea Qorraj, 18 vjeç, i cili është identifikuar pas veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4.



Ngjarja ka ndodhur pranë ish-hotel “Dajti”, ku i riu dyshohet se ka hedhur koktej molotov në drejtim të efektivëve të Policisë të planizuar me shërbim, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, ku 18-vjeçari do të hetohet për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!