VLORË – Në kuadër të festimeve të Ditës së Pavarësisë, Vlora është veshur kuq e zi, ndërsa nuk kanë munguar as simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në Shtëpinë Muze në Vlorë është shpalosur një pankartë me mbishkrimin “Liri për Çlirimtarët”, ku janë vendosur fotografitë e ish-drejtuesve të UÇK-së.
Pankarta shoqërohej edhe me simbole kombëtare dhe të UÇK-së, duke u bërë pjesë e atmosferës festive në qytetin e flamurit, në 28 Nëntor.



