Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e sheh Ballkanin Perëndimor në një moment vendimtar për të ardhmen e tij europiane. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal përballë ndryshimeve gjeopolitike dhe presioneve mbi rrugët e reja tregtare, ndërsa u bëri thirrje vendeve të rajonit të shfrytëzojnë momentin për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
“Ne diskutuam gjithashtu edhe mundësitë ekonomike që krijohen nga lidhja e reja të transportit që po ndërtojmë në të gjithë kontinentin tonë dhe fola më herët për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në atë kuptimin më të gjerë të ndërlidhjes, pra në lidhjeve të transportit që lidhen Bashkimin Europian me Azinë qendrore. Ballkani Perëndimor ndodhet në kryqëzimin e këtyre rrugëve të reja tregtare që lidhen Bashkimin Europian me Turqinë e më tej në lindje me Azinë qendrore. Në kushte kur shumë prej rrugëve tregtare globale po përballen me presione, ajo që ne presim është që vëllimi i tregtisë në këto rruge alternative të rritet dhe kjo mund ta bëjë Ballkanin Perëndimor gjithnjë e më tërheqës për investuesit e huaj. Për ta përmbyllur, ne na duhet bashkëpunimi i mëtejshëm i tregut të përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor.
Pra jo vetëm për këtë treg prej miliona banorësh, por edhe që ky të tërheqë sa më shumë investues dhe shpresojmë që ndryshimet në Serbi apo disa nga ato çështje të cilat janë të hapura dhe me zgjedhjet në Bosnje Hercegovinë, ne do të kemi mundësinë që të kalojmë pastaj për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, por edhe lidhje më të mira që i përmendëm. Për shembull ju përmendët turizmin, pra në shumë fusha ku vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bashkëpunojnë akoma edhe më shumë për të mirën e rajonit, por edhe për të mirën e të gjithë Bashkimit Europian. në mbyllje. Pra, ne e shohim sot rajonin në një udhëkryq dhe koncepti i i faktit që bëjmë bashkë Ballkanin Perëndimor si një grup prej gjashtë vendesh, po i vjen fundit të vetë të natyrshëm dhe zgjedhjet politike që do të bëjnë secili vend dhe udhëheqësit e tyre do të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë më tej. dhe buxheti ynë 2028-2034 për të cilin ne po diskutojmë pra siç e thashë do të ketë instrumente të unifikuara, nuk do të ketë IPA, nuk do të ketë plan rritjeje.
Do të kemi instrumente financiare të cilat ne do t’i përdorim për secilin prej vendeve tuaja. Pra, ne do të flasim më shumë për gjëra që mund të bëjmë me secilin prej vendeve tuaja. Sigurisht që ndërlidhja në rajon dhe integrimi rajonal është i rëndësishëm. Por është e rëndësishme pra që të flasim me secilin nga vendet tuaja sipas mekanizmave të ecurisë tuaj. Ne do të kemi edhe kushte të caktuara ose për aparatë që do të marrin vendet tuaja nga Bashkimi Europian. Dhe thirrja ime për ju sot është le ta shfrytëzojmë këtë moment, ta përfundojmë këtë proces dhe t’ju sjellim të gjithëve në Bashkimin Europian tani.” u shpreh ajo./abcews.al


