Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Opozita të bashkëpunojë! Shqipëria mbi të gjitha”, Leka: Mesazhi i Marta Kos, ogur i mirë. Dy partitë e mëdha …

schedule23:22 - 26 Nëntor, 2026

schedule 23:22 - 26 Nëntor, 2026

Analisti Martin Leka e ka cilësoi deklaratën Marta Kos si një ogur të mirë për Shqipërinë dhe një kambanë alarmi për opozitën dhe shumicën e PS.

Sipas tij, dy partitë e mëdha duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët përmes dialogut dhe mirëkuptimit, duke vendosur interesin kombëtar mbi përplasjet politike.

Leka tha se Shqipëria ka nevojë për një angazhim të përbashkët të të gjitha palëve për realizimin e projektit madhor të anëtarësimit në BE.



“Mesazhi i Marta Kos është në vazhdën e deklaratave dashamirëse të zyrtarëve të Brukselit. Nuk është hera e parë prej shumë vitesh që mesazhet për bashkimin e shqiptarëve drejt BE vijojnë në mënyrë të vazhdueshme. Unë e konsideroj deklaratën e Kos si një ogur të mirë për Shqipërinë dhe kambanë alarmi për opozitën dhe shumicën e PS.

Urat e bashkëpunimit mes pozitës dhe opozitës janë të domosdoshme për axhenda të tilla të projekteve kombëtare, siç është anëtarësimi drejt BE-së. Duhet të jemi në funksion të një projekti të madh, siç është anëtarësimi në BE. Dy partitë e mëdha duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për një nga themelet e demokracisë, që është dialogu dhe mirëkuptimi për të ardhmen e vendit.

Mbi të gjitha është Shqipëria dhe Shqipëria kërkon që palët të diskutojnë për këtë projekt të madh.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!