Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kosova, në vagonin e fundit të trenit drejt BE”, Hamidi: Nuk e kemi luksin të mbetemi jashtë unionit, Vetëvendosja …

schedule17:35 - 26 Nëntor, 2026

schedule 17:35 - 26 Nëntor, 2026

Analisti Lavdrim Hamidi ka kritikuar klasën politike në Kosovë për ngecjen në procesin e integrimit evropian, duke thënë se vendi është në “vagonin e fundit të trenit” drejt BE. Ai ka kritikuar edhe Vetëvendosjen për mungesën e reagimeve, ndryshe nga koha kur ishte në opozitë, si dhe opozitën aktuale për mungesë unifikimi.

“Vetëvendosje ka protestuar edhe për çështje koti dhe ka qenë shumë aktive në opozitë, ndërsa tani nuk ka bërë asnjë reagim. Opozita aktuale nuk unifikohet.
Ne jemi vendi i fundit drejt anëtarësimit në BE dhe jemi të fundit në Ballkanin Perëndimor për shkak të mos përmbushjes së obligimeve tona. Jemi në vagonin e fundit të trenit.

Në këto vitet e fundit, nuk ka qenë pjesë e diskutimeve dështimi i Kosovës në integrimin në BE dhe kjo do të na kushtojë. Kufirin me BE-në shumë shpejt do ta kemi në Vërmicë dhe ky është dështim i klasës politike të Kosovës.
Janë problemet politike mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk e kemi luksin të mbetemi si shtetet e vetme që nuk janë pjesë e BE.”



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!