Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Egnatia kërkon fitoren e parë europiane/ Në orën 18:45 përballen me Lincoln në stadiumin “Air Albania”

schedule14:50 - 26 Nëntor, 2026

schedule 14:50 - 26 Nëntor, 2026

Egantia kthehet në fushë për sfidën e saj të katërt në Konference League.

Kampionët e Shqipërisë kanë shansin më të mirë për të siguruar fitoren e parë në aventurën historike në Europë, pasi duke nisur nga ora 18:45 do të luajnë në “Air Albania” kundër Linkoln të Gjibraltrarit.

Skuadra nga Rrogozhina vjen në këtë sfidë pas dy barazimeve dhe një humbjeve, ndërsa shihet si favorite për të shijuar suksesin e madh në Conference League.



Por këtyre parashikimeve nuk ju beson trajneri Nevil Dede, I cili ka kërkuar përqëndrim maksimal nga ekipi I tij.

Dede duhet t’i bëjë llogaritë me shumë mungesa dhe me një emergjencë në mbrojtje.

Përveç Sotës së dëmtuar, edhe Enea Bitri është i pezulluar për shkak të kuq të marrë në ndeshjen e fundit. Për këtë arsye, tekniku duhet të improvizojë në repartin difensiv në një ndeshje shumë të rëndësishme për të ardhmen në Europë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!